11:32 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ky është malaziasi, që dhuroi 85 mijë euro për të prekurit nga tërmeti, në Shqipëri

Kanë kaluar një javë që kur tërmeti goditi Shqipërinë, ku la të vdekur 52 persona, e më rreth 1000 të tjerë të lënduar.

Megjithatë pasojat jo vetëm në njerëz, por edhe në dëme materiale ishin mjaft të mëdha.

Qindra familje vazhdojnë të mbesin pa kulm mbi kokë, ndërsa mobilizimi për këta të prekur nga tragjedia nisi qysh ditën e parë, shkruan Indeksonline.

Një ndihmesë të madhe ka dhënë edhe humanisiti, Elvis Naçi, i cili me thirrjen e tij dhe fondacionin “Firdeus” ka arritur të grumbullojë mbi 1 milionë euro.

Ai sot madje ka publikuar një fotografi me një qytetar nga Mali i Zi, i cili ani pse nuk është shqiptar ka hapur zemrën, duke dhuruar 85 mijë euro për banorët e prekur nga tërmeti.

“Me Hajriz Brčvak nga Mali i Zi i me origjine boshnjake i cili dhuroi 85 mijë euro në fondacionin “Firdeus” për të ndihmuar familjet e prekura nga termeti i 26 nentorit! Zoti ja shpërbleftë!”, ka shkruar Naçi në Facebook./Indeksonline/