11:24 / E Mërkurë, 10 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ky është mbushësi rekord i telefonit, kaq minuta i duhen për 100% bateri

Prodhuesi kinez i smartfonëve, Oppo ka arritur të krijojë smartfonin me mbushësin e saj rekord të baterisë. Modeli i OnePlus mbushet me adapterin e tij VOOC për vetëm 35 minuta në 100% bateri.

Ky sistem është krijuar fal sistemit të Dash Charge. Telefoni në 10 minutat e parë mbushet 34%, ndërsa për bateri të plotë, duhen vetën 35 minuta.

Deri tani ky është mbushësi më i shpejt i smartfonëve, ndërsa kompania kineze synon që në të ardhmen të gjithë modelet e saj të kenë të njëjtin mbushës./Indeksonline/