Ky është menaxheri shqiptar që ndihmoi Abedinin t’i bashkohej Granadës

Eris Abedini sot ka firmosur kontratë me klubin spanjoll, Granada.
Mesfushori ynë ka firmosur kontratë tre vjeçare me klubin spanjoll, ku edhe sot u prezantua me fanellën e tyre, shkruan IndeksOnline
Ky transferim vjen pas angazhimit të menaxherit shqiptar, Naim Bahtiri dhe bashkëpunëtori i tij Sasha Huet-Baranov që janë pjesë e kompanisë “FairSport”.
Agjentët në fjalë kanë nën menaxhim edhe shumë futbollistë të tjerë në Itali, Spanjë dhe vende të ndryshme evropiane teksa bashkëpunojnë edhe me klubin Trepça ku përkujdesen për menaxhimin e futbollistëve të talentuar.
Kujtojmë se Eris Abedini është ftuar edhe në Kombëtaren U21 të Kosovës.
