75 Mall Live Search
19:03 / E Enjte, 15 Janar 2026 / Z S

Ky është mërgimtari që vdiq nga aksidenti që ndodhi në autostradën e Sllovenisë

Një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë lënduar pasi një autocisternë me karburant është përmbysur dhe është përfshirë nga flakët në autostradën A1, mes Lubjanës dhe Mariborit, pranë Slovenska Bistricës, në verilindje të vendit.

Indeksonline mëson se në këtë aksident të rëndë trafiku ka humbur jetën Leunit Kastrati 28 vjeçar nga fshati Turjakë i Malishevës.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit të 15 janarit. Shoferi i autocisternës, i cili po udhëtonte në drejtim të Mariborit, ka humbur kontrollin mbi mjetin, është përplasur me barrierën ndarëse të korsive dhe është përmbysur në kahun e kundërt të autostradës, ku më pas është përplasur edhe një furgon.

Shkaqet se pse drejtuesi i autocisternës humbi kontrollin e mjetit mbeten ende të paqarta./Indeksonline/