75 Mall Live Search
13:32 / E Shtunë, 24 Mars 2018 / indeksADMonline

Ky është mesazhi i Haradinajt për 19-vjetorin e NATO-s në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 19 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Në objektin e Qeverisë në paraditen e sotme është vendosur një flamur, si vazhdimësi e falënderimit për rolin e pazëvendësueshëm të NATO-së për çlirimin e vendit, transmeton Indeksonline.

Mesazhi i plotë i kryeministrit Haradinaj:

24 Marsi i vitit 1999 shënon fillimin e historisë së re të Kosovës, kur bota e lirë ndërpreu një fushatë të rëndë spastrimi dhe përndjekje të popullit të Kosovës.

Populli i Kosovës do t’i jetë përjetë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s, Presidentit Bill Clinton, Sekretares Madeleine Albright, Gjeneralit Wesley Clark, ish-kryeministrit britanik Tony Blair dhe gjithë botës demokratike që kontribuuan për lirinë e Kosovës. Përjetësisht mirënjohës./Indeksonline/