12:50 / E Enjte, 12 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Momenti, kur Distria e hedh përtokë kundërshtaren

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka arritur ta fitonte medaljen e artë në kategorinë deri në 48 kilogramë të World Judo Masters, që po mbahet në Qingdao të Kinës.

Në finalen e madhe, kosovarja e dëshmoi forcën e vet, duke e mposhtur xhudisten nga Moldavia, Naransetseg Ganbaatar, me Ippon.

Distria Krasniqi kishte fituar të artën edhe në Mastersin e vitit të kaluar, në kategorinë deri 52 kilogramë.

Më poshtë janë pamjet kur Distria e hedh përtokë moldaven. /IndeksOnline/