75 Mall Live Search
18:38 / E Martë, 03 Nëntor 2020 / k.v

Momenti kur polici gjuan me armë për tu vetëmbrojtur (Video)

Pamje të reja për rastin e ndodhur sot në Fushë Kosovë kanë arritur në redaksinë e IndeksOnline.

Momenti i rrahjes së policëve dhe përdorimi i armës janë kapur nga kënde të ndryshme të videove të sigurua nga IndeksOnline.

Dy persona shihet duke e goditur me shqelma e boksa një zyrtar policor të shtrirë për trotuari, ndërsa aty pas pak sekondash krisë arma e policit në vetëmbrojte.

Policia ka arritur të kap gjashtë persona të cilët po i interviston në stacionin policor të Fushë Kosovës, ndërsa deri tani prokurori nuk ka dhënë urdhër për ndalim të ndonjërit prej tyre.

E gjithë ngjarja ndodhi i pasi policia i shqiptoi një gjobë në trafik njërit prej të dyshuarve.

Inspektorati Policor i Kosovës, bashkë me Forenzikën dhe njësitet tjera përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer procedurat drejt zbardhjes sa më parë të këtij rasti./IndeksOnline/