Ky është momenti që Dua Lipa po e pret me padurim
Dua Lipa ka kohë që ka paralajmëruar rikthimin me një album të ri i cili publikohet brenda këtij viti.
Pas një pauze prej gati një viti, ylli kosovar i muzikës me 1 nëntor publikon këngë e parë të albumit ‘Don’t Start Now’, shkruan Indeksonline.

E këtë moment 23 vjeçarja po e pret me padurim duke filluar prej ditësh numërimin prapa, ndërsa kur kanë mbetur edhe dy ditë Dua ka bërë postimin e radhës rreth këngës.
“Fytyra ime derisa po presim me padurim këngën, dy ditë deri në publikimin e ‘Don’t Start Now”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e fotos.

Ndryshe, përveç në karrierës Duas po i ecë mbarë edhe në jetën private, këngëtarja shqiptare është në lidhje me modelin, Anwar Hadid./Indeksonline/