Ky është motivi i sulmuesit që vrau 8 persona në qendrat e masazhit në ShBA

Një burrë është akuzuar për vrasje mbi vrasjen e tetë njerëzve në sallonet e masazhit në Atlanta, Georgia, shkruan BBC, transmeton IndeksOnline.
Zyrtarët ende nuk mund të konfirmojnë nëse sulmi, në të cilin u vranë gjashtë gra aziatike, ishte i motivuar racisht.
Megjithatë, më vonë policia tha se sulmuesi u ka thënë që kjo nuk ka qenë arsyeja e sulmit. Sipas tij, ai është i varur nga marrëdhëniet seksuale dhe pornografia dhe dëshiroi që ta zhdukte joshjen që ia shkaktojnë qendrat e masazhit.
Katër viktima u identifikuan sot.
I dyshuari, i quajtur si Robert Aaron Long, përballet me akuza të shumta për vrasje si dhe sulm të rëndë
Sulmi vjen në mes të një rritje të mprehtë në krimet kundër aziatiko-amerikanëve.
Katër nga viktimat janë identifikuar si Ashley Yaun, 33 vjeç; Paul Andre Michels, 54 vjeç; Xiaojie Tan, 49 vjeç; dhe Daoyou Feng, 44. Elcias R Hernandez-Ortiz u identifikua se ishte plagosur./IndeksOnline/