75 Mall Live Search
12:57 / E Hënë, 03 Nëntor 2025 / Z S

Ky është motoçiklisti që humbi jetën në Rahovec

Një aksident me fatalitet ka ndodhur të dielen në mbrëmje, ku një person rreth moshës 22 vjeçare e ka humbur jetën.

22-vjeçari Muhamed Kabashi është viktima e aksidentit të rëndë ku u përplasën një motoçikletë dhe një veturë në Rahovec.

Lajmi është konfirmuar edhe nga familjarët e të ndjerit përmes rrjeteve sociale, të cilët kanë njoftuar se varrimi i tij do të bëhet sot, duke filluar nga ora 14:00./Indeksonline/