Ky është njeri i dytë në Ambasadën Amerikane të Kosovës pas Philip Kosnett
Ambasadori amerikan, Philip Kosnett përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Twitter e ka prezantuar Zëvendës ambasadorin e ri në Ambasadën Amerikane të Kosovës, Nick Giacobbe.
Kosnett e ka quajtur diplomat të mençur dhe me eksperiencë, Giacobben, shkruan Indeksonline.
“I kënaqur që po e prezantoj Zëvendës ambasadorin e ri në Ambasadën Amerikane të Kosovës, Nick Giacobbe. Nick është diplomat i mençur dhe me eksperiencë, i cili me gruan e tij Cory, është gati ta njohë vendin dhe të kontribuoj në forcimin e lidhjeve ShBA-Kosovë.”, ka shkruar Kosnett në postimin e tij. /Indeksonline/
Delighted to introduce my new deputy @USEmbPristina Nick Giacobbe. Nick is a wise and experienced diplomat who, with his wife Cory, is already getting to know the country and contributing to strengthening U.S.-Kosovo ties. pic.twitter.com/r1VqpiXKRm
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) October 21, 2019