75 Mall Live Search
14:06 / E Mërkurë, 05 Qershor 2024 / A. M.

Ky është njëri nga 2 të arrestuarit në Ferizaj, nën dyshimin për spiunazh!

Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë ditës së sotme dy persona në Ferizaj. Të njëjtit u prangosën nën dyshimin dyshimin për spiunazh me Agjencinë e Inteligjencës Serbe (BIA).

Indeksonline ka siguruar fotografinë e Muharrem Qerimit.

Ndërsa, në media është raportuar se i prangosur ka mbetur edhe Bedri Shabani.

Kujtojmë se Aksioni i Krimeve të Rënda të Policisë së Kosovës ka vazhduar me bastisjen e pronave të dy të dyshuarve.

Ata dyshohen se për shumë vjet kanë bashkëpunuar me strukturat e inteligjencës serbe.