Ky është njoftimi i fundit i Plisave para udhëtimit drejt Gjilanit

Xhiroja e 22-të në Superligën e Kosovës vazhdon sot me dy super-përballje.
Vëmendja kryesore do të jetë në stadiumin e qytetit në Gjilan ku Drita matë forcat me Prishtinën.
Tifozëria e Prishtinës, Plisat, pak minuta më parë ka lëshuar një njoftim lidhur me udhëtimin drejt Gjilanit.
“Sot takohemi nga ora 11:00 në parkingun prapa Pallatit të Rinisë dhe në mënyrë të organizuar nisemi në ora 12:00 për Gjilan. Hajde Prishtinë sot ti fito”, kanë shkruar Plisat.