75 Mall Live Search
10:18 / E Enjte, 24 Dhjetor 2020 / OSH

Ky është njoftimi i fundit i Speciales për rastin e Gucatit e Haradinajt

Dhomat e Specializuara e kanë caktuar konferencën e ardhshme për krerët e organizatës së veteranëve.

Sipas kalendarit të publikuar në faqen zyrtare, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, do të dalin para Speciales më 8 janar të vitit të ardhshëm.

Në këtë ditë do të mbahet konferencë për ecurinë për këtë çështje.

“Prokurori k.Gucatit & Haradinajt – Paraqitje e mëtejshme/Konferencë për ecurinë në çështjen Haradinaj 15:00”, thuhet në njoftim.