15:20 / E Mërkurë, 03 Janar 2018 / indeksADMonline

Ky është njoftimi i plotë i Themelores për dënimin e deputetëve të VV-së

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda  ka shpallur publikisht Aktgjykimin kundër katër deputetëve të Vetëvendosjes, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj Bujupi dhe Faton Topalli.

Në vendim, Themelorja ka sqaruar vendimin e saj se dënimet e shqiptuara me burgim kundër katër të akuzuarve nuk do të ekzekutohen nëse në periudhën kohore prej 2 (dy) vitesh, të akuzuarit nuk kryejnë vepër tjetër penale, e në rast të revokimit të dënimit me kusht me burgim, të njëjtëve do t’ ju  llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.

Ja njoftimi i Themelores:

I akuzuari A.K është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 1 (viti) e 6 (gjashtë) muaj, për veprat penale në vazhdimësi Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm, parashikuar nga neni 375 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprën penale në vazhdimësi Pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare nga neni 409 par.5 lidhur me par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

E akuzuara A.H është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 1 (viti) e 3 (tre) muaj, për veprën penale në vazhdimësi Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm  parashikuar nga neni 375 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe për veprën penale Pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare nga neni 409 par.5 lidhur me par.1 të

Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

E akuzuara D.K-B është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 1 (viti) e 6 (gjashtë) muaj, për veprën penale në vazhdimësi Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm parashikuar nga neni 375 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe për veprën penale në vazhdimësi Pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare nga neni 409 par.5 lidhur me par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari F.T është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje

prej 1 (viti) e 2 (dy) muaj, për veprën penale Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm  parashikuar nga neni 375 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe për veprën penale Pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare nga neni 409 par.5 lidhur me par.1 të

Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

DËNIMET e shqiptuara me BURGIM kundër katër të akuzuarve nuk do të ekzekutohen nëse në periudhën kohore prej 2 (dy) vitesh, të akuzuarit nuk kryejnë vepër tjetër penale, e në rast të revokimit të dënimit me kusht me burgim, të njëjtëve do t’ ju  llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.

Gjykata ka konstatuar faktin se të akuzuarit në katër seancat parlamentare të cilat kanë qenë objekt akuze e  kanë përdorur armën-gazin lotsjellës pa autorizim duke hedhur të njëjtin në drejtim të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me ç ‘ rast drejtpërdrejtë i kanë penguar personat zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare.

Palët kanë të drejtë ankese  në Gjykatën e Apelit të Kosovës . /Indeksonline/