08:32 / E Mërkurë, 27 Tetor 2021 / OSH

Ky është numri i qytetarëve të vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës anti-Covid

Aktualisht në Kosovë janë 427 raste aktive me koronavirus. Më së shumti raste aktive me COVID-19 janë në Komunën e Prishtinës. Në kryeqytet janë 98 raste aktive me COVID-19.

Në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) bëhet e ditur për 20 raste të reja me koronavirus.

Për mbrojtje nga koronavirus institucionet shëndetësore e shtetërore po u bëjnë thirrje qytetarëve për vaksinimin antiCOVID-19.

Me ç’rast prej fillimit të procesit të vaksinimit e deri më sot janë dhënë 1.542.975 doza të vaksinës.

Kurse, 707.296 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë antiCOVID-19.

Për parandalimin e përhapjes së virusit korona Qeveria e Kosovës qysh në dit9t e fundit të muajit gusht mori vendim për masa kufizuese, masa këto që në çdo dy javë pësuan ndryshime. Megjithkëtë ditë më parë Qeveria i vazhdoi masat me disa ndryshime.