23:28 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ky është numri i kosovarëve që vizituan Shqipërinë gjatë muajit gusht

Zëvendësministri i Turizmit dhe Mjedisit, Hajrulla Çeku  ka treguar se kosovarët kanë realizuar afër 670 mijë vizita përkatësisht hyrje në territorin e Shqipërisë  gjatë muajit gusht.

Sipas Çekut, në krahasim me gushtin e vitit të kaluar, ka një rritje prej 40%, shkruan Indeksonline.

Më tej, ai ka theksuar se në periudhën (janar-gusht 2018) ka mbi 1.5 milionë hyrje, ose  17.7% më shumë se sa e njëjta periudhë e vitit 2017.

Shkrimi i plotë i Çekut:

Kosovarët realizuan afër 670 mijë vizita/hyrje në territorin e Shqipërise gjatë muajit gusht 2018, një rritje prej 40% në krahasim me gushtin 2017. Në total (janar-gusht 2018) kemi mbi 1.5 milionë hyrje, 17.7% më shumë se e njëjta periudhë 2017.

Kosovarët vazhdojnë të dominojnë turizmin shqiptar. Përkundër të gjithave dhe gjithçkaje.#VisitAlbania ./Indeksonline/