75 Mall Live Search
21:27 / E Enjte, 01 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ky është numri i kosovarëve të vdekur gjatë vitit 2019

Agjencia e Kosovës për Statistika së fundmi ka publikuar buletinin tre mujor.

Aty ishin të përfshirë edhe numri i personave të vdekur gjatë këtij viti, shkruan Indeksonline.

Sipas statistikave nga ASK, 5024 persona kanë vdekur në gjashtë muajt e parë të këtij viti.

Nga ky numër, 2674 janë meshkuj dhe 2350 femra.

Në krahasim me gjashtë mujorin e vitit të kaluar, numri i të vdekurve ka shënuar rritje.

Gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2018-të, numri i të vdekurve ishte 4553./Indeksonline/