Ky është numri i të vdekurve në Indi, nuk dëgjuan trenin nga fishekzjarrët!
Të paktën 50 persona raportohet se kanë humbur jetën sot në Indi, pasi një tren u përplas me turmën e besimtarëve të mbledhur në një festival hindu në shtetin verior të Pendjab.
Autoritetet lokale kanë njoftuar, se besimtarët e mbledhur nuk e kishin dëgjuar trenin, për shkak të ndezjes së fishekzjarrëve.
”Ka më shumë se 50 të vdekur. Prioriteti i tanishëm mbetet dërgimi i të plagosurve në spital”, deklaroi një zyrtar i policisë së Amritsar.