75 Mall Live Search
21:18 / E Martë, 16 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ky është numri i tifozëve të pranishëm në “Fadil Vokrri”

Feronikeli po luan ndeshjen e dytë kualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Skuadra kosovare përballë ka uellsianët e TNS, me të cilët barazoi 2-2 në ndeshjen e parë.

Për dallim nga dy ndeshjet parakualifikuese, kampionët e Kosovës kanë arritur të mbledhin mjaftë tifoz në stadium.

Indeksonline mëson që në “Fadil Vokrri” janë të pranishëm rreth 8000 tifozë, nga 12.500 vende sa ka stadiumi.

Feronikeli mund të bëhet skuadra e parë kosovare që kalon në rundin e dytë të Ligës së Kampionëve. /IndeksOnline/