75 Mall Live Search
19:32 / E Mërkurë, 17 Qershor 2026 / Z S

Ky është numri i ulseve që siguruan partitë politike

Sot, në ditën e 10 pas ditës së zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rritur të përmbyllë procesin e numërimit të të gjitha fletëvotimeve që i takojnë zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Zëdhësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se është përmbyllur numërimi i të gjitha fletëvotimeve që i takojnë votimit me postë jashtë Kosovës, ndërkaq numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe i personave me nevoja të veçanta, është përmbyllur në orën 18:30.

Por sa ulëse siguruan partitë politike pas përfundimit të procesit.

Ndarja e ulëseve në Kuvendin e Kosovës (120 ulëse)

  1. Lëvizja VETËVENDOSJE! – 53 ulëse
  2. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 22 ulëse
  3. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 18 ulëse
  4. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 7 ulëse
  5. Srpska Lista – 9 ulëse
  6. Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP) – 2 ulëse
  7. Za Slobodu Pravdu i Opstanak – 1 ulëse
  8. Koalicija Vakat – 1 ulëse
  9. Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK) – 1 ulëse
  10. Nova Demokratska Stranka – 1 ulëse
  11. Socijaldemokratska Unija (SDU) – 1 ulëse
  12. PSA – 1 ulëse
  13. Partia Liberale Egjiptiane – 1 ulëse
  14. Jedinstvena Goranska Partija – 1 ulëse
  15. Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK) – 1 ulëse

Partitë që nuk siguruan ulëse:

  • PSD
  • Ashkalitë e Bashkuar
  • Fjala
  • Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës
  • KNRP
  • Esmir Kasi