Ky është numri i votave që siguruan kandidatët e PDK-së në tri qendra të vendvotimit në Prishtinë

Procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputet po vazhdon edhe sot.
Në tri nga qendrat të vendvotimeve ku po mbahet numërimi i votave janë bërë publike edhe votat e kandiatëve të PDK-së.
Në fotot e siguruara nga Indeksonline më së shumti vota ka marrë kandidati për kryeministër Bedri Hamza. Ai ka arritur që të marrë 257 vota.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka arritur të marrë gjithsej 143 vota.
Në listën e PDK-së po ashtu numër të madh të votave ka marrë edhe kandidatja për deputet, Ariana Musliu-Shoshi.
Musliu-Shoshi ka arritur që të rrëmbejë gjithësej 43 vota.
Më poshtë mund të shihni të gjithë kandidatët e PDK-së që siguruan votat për deputet në zgjedhjet e 9 Shkurtit./Indeksonline/


