Ky është numri i votave që siguruan partitë politike në Frankfurt të Gjermanisë

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon edhe sot procesi i numërimit të votave të ardhura nga jashtë Kosovës, përkatësisht nga votimi në përfaqësitë diplomatike.
Tashmë janë numëruar votat në qytetin e Frankfurtit në Gjermani.
Në bazë të rezultateve prinë Lëvizja Vetëvendosje me 448 vota.
Pas Vetëvendosjes partia e dytë që ka siguruar më së shumti vota është Lidhja Demokratike e Kosovës me 30.
Partia Demokratike e Kosovës ka arritur që të sigurojë 23 vota. AAK-ja ka siguruar 6 vota ndërsa Koalicioni për Familje ka siguruar 1 votë
Theksojmë se këto vota janë deri më tani ndërsa numërimi po vazhdon ende./Indeksonline/