75 Mall Live Search
15:26 / E Premte, 13 Mars 2020 / indeksADMonline

Ky është numri i zyrtarëve shtetëror që kanë deklaruar deri më tani pasurinë në AKK

Procesi i deklarimit vjetor të pasurisë i nisur me datë 01 mars do të përfundoj më  31 mars 2020 dhe nga   gjithsej 4694 zyrtarë që kanë për obligim ligjor deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, kërkesës për deklarimin e pasurisë i janë përgjigjur  676 zyrtarë të cilët  kanë dorëzuar  formularët e deklarimit të pasurisë në AKK, bën të ditur ky agjencion, transmeton IndeksOnline.

“Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, ka shprehur zotimin se gjatë procesit të deklarimit të pasurisë Agjencia kundër Korrupsionit, do të jetë në shërbim të të gjitha subjekteve deklaruese për të ofruar të gjitha informatat e nevojshme për zyrtarët publik në mënyrë që procesi i deklarimit të pasurisë të përfundoj me sukses, gjithnjë duke respektuar obligimet e përcaktuara me ligj”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe procesi i deklarimit të pasurisë realizohet në pajtim me Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave.

Ndërsa për të deklaruar pasurinë, janë të obliguar t’i  nënshtrohen të gjithë zyrtarët e lartë publik, me përjashtim të atyre që kanë deklaruar pasurinë me rastin e marrjes së detyrës pas datës 1 janar të këtij viti zyrtarë të lartë publik që janë të obliguar ta bëjnë deklarimin e pasurisë në Agjencinë kundër Korrupsionit, thekson komunikata.

Zyrtarët publik  mund ta bëjnë deklarimin pasurisë në AKK në mënyrë fizike dhe elektronike ndërsa në funksionim të mbarëvajtjes sa më efikase të procesit të deklarimit të pasurisë./IndeksOnline/