75 Mall Live Search
08:31 / E Diele, 11 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Ky është orari i ndeshjeve gjysëmfinale në Kupën e Botës

Kampionati Botëror ”KATAR 2022” ka hyrë në fazën finale.

Tashmë janë mësuar edhe dy ndeshjet gjysëmfinale, ku na presin përballje mjaftë interesante, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja e parë gjysmëfinale do të jetë ajo mes Argjentinës dhe Kroacisë, përballje kjo e cila do të zhvillohet stadiumin “Lusail Iconic” më 13 dhjetor nga ora 20:00.

Një ditë më vonë, Franca do të luaj kundër Marokos,  në stadiumin “Al Bayt” më fillim nga ora 20:00./IndeksOnline/