75 Mall Live Search
15:10 / E Enjte, 03 Shkurt 2022 / AR

Ky është orari i ri për gastronominë dhe orën policore, me masat e reja

Sot është mbledhur komiteti për menaxhimin e pandemisë, për vlerësimin e situatës epidemiologjike dhe shqyrtimin e vendosjes së masave të reja.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se është rekomanduar që sektori i gastronomisë të punojë deri në ora 23:00.

Të njëjtat burime pohojnë se është biseduar edhe për orën policore.

Sipas burimit, ora policore është rekomanduar të jetë nga 00:00 deri në ora 05:00.

Këto rekomandime pritet të miratohen nga Qeveria e Kosovës më 4 shkurt./Indeksonline/