75 Mall Live Search
10:13 / E Shtunë, 07 Nëntor 2020 / A. M.

Ky është organi që ka imunitet nga Covid-19

Bota po përballet me valën e dytë të Covid-19, ndërkohë në shumë vende është rikthyer izolimi i pjesshëm.

Njerëzve u rekomandohet që të ruajnë distancimin social, pasi kontakti fizik dhe qëndrimi pranë të tjerëve është burim infektimi.

Ky është organi që ka imunitet nga Covid-19

Infeksioni merret nga spërklat që bien në fytyrë, por, sipas një studimi, një pjesë e fytyrës është imune ndaj virusit. Bëhet fjalë për syrin.

Sipas studimit të Universitetit të Uashingtonit, publikuar në “Cell Reports”, koronavirusi nuk arrin që të shumohet në kornenë e syrit.

“Në analizat që bëmë, nuk kemi gjetur asnjë rast të shumimit të Covid-19 në sy”, shprehet Jonathan J. Miner, një nga udhëheqësit e studimit. Kërkuesit shkencorë nuk dinë të thonë pse syri ka imunitet ndaj koronavirusit.