22:33 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ky është parashikimi i Dardan Molliqajt, nëse Prishtina e Prizreni shkojnë në rinumërim

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka folur në një emission televiziv rreth rezultatit të komunës së Prishtinës dhe Prizrenit. Ai ka thënë se është plotësisht i pa drejtë rinumërimi i votave për këto komuna pa u numëru edhe ato me kusht.

Molliqaj ka thënë se pasi të bëhet ankesa në Gjykatën Supreme, rinumërimi vjen ashtu siç duhet dhe sipas tij, Ahmeti do të prinë me afër 100 vota më shumë se tash.

Sipas tij, nga tani që janë 247 vota thotë se diferenca do të jetë 320 vota për kandidatin e tyre, Shpend Ahmetin.

“Në fund s’ka mu ngushtu rezultati në mes të Abrashit dhe Shpendit por do të zgjerohet, njëjtë ka me ndodhë edhe në Prizren, minumi i diferencës së votave në kryeqytet ka me kanë 320 vota”, ka thënë Molliqaj, transmeton ‘Indeksonline’.

Ndryshe, PZAP ka marrë vendim që të rinumërohen votat në Prishtinë e Prizren, ndërsa pritet që pikërisht Vetëvendosja të paraqes ankes tek institucioni instancial (Gjykata Supreme) që mos të bëhet rinumërimi pa përfunduar edhe numërimi i votave me kusht./Indeksonline/