19:01 / E Martë, 11 Maj 2021 / k.v

Ky është parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Gjatë dy ditëve të ardhshme do të ketë ndryshim të motit. Ky ndryshim vije si rezultat i vranësirave të dendura të cilat parashihen ta mbulojnë territorin tonë.

Vranësirat vende-vende do të sjellin shi dhe shkarkime rrufesh, nuk do të mungojnë intervalet me diell.

Sa i përket vlerave të temperaturave maksimale ato do të shënojnë rënie.

Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi 1-11 m/s.