75 Mall Live Search
19:00 / E Enjte, 28 Prill 2022 / MSH

Ky është pejani që u arrestua sot nga anti-droga, policia i gjeti kokainë dhe mbi 10 mijë euro

Njësia anti-drogë e Policisë së Kosovës ka realizuar sot dy aksione të mëdha, një në Pejë dhe një në Prishtinë.

Gjatë këtij aksioni, Policia ka arritur të sekuestrojë në Pejë 55.1 gramë substancë të dyshuar narkotike – kokainë, dhe 200 gramë substancë të tillë në Vushtri.

Gjatë aksionit në Pejë, Policia ka sekuestruar gjithashtu 10,670 euro, në shtëpinë e të dyshuarit B.L.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se ky i dyshuar është Besnik Lajqi.

Lajqi është arrestuar nga ana e Policisë dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë./Indeksonline/