75 Mall Live Search
20:20 / E Hënë, 24 Maj 2021 / AR

Ky është personi i arrestuar që ia kërkoi 30 mijë euro Hoxhiq duke u paraqitur rrejshëm si polic

Indeksonline pak më parë raportoi për arrestimin e një personi në Prishtinë. I njëjti ishte paraqitur rrejshëm si polic ndaj Adriana Hoxhiq.

Personi i arrestuar është Xhelala Plakolli.

Ai ishte prezantuar kinse është polic ndaj Adriana Hoxhiq ku me vete kishte pasur disa dokumente të komunës.

Sipas burimeve të Indeksonline brenda PK-së, i njëjti i kishe thënë Hoxhiq se e ka një rast të saj, kështu duke i kërkuar 30 mijë euro nëse dëshironte ta hiqte.

Më pas, Adriana Hoxhiq ka lajmëruar Policinë e Kosovës, ku ata, përkatësisht Drejtoria e Krimeve Ekonomike e ka kapur në flagrancë./Indeksonline/