Ky është personi i dyshuar për gjuajtjen me armë në “Aktash” (Foto)

Policia e Kosovës vazhdon ta mbajë të mbyllur rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë, aty ku rreth orës 14 e 20 minuta u dëgjuan të shtëna me armë zjarri.
Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se i dyshuar për këtë rast është Drilon Havolli, shtëpia e të cilit po bastiset në këto çaste.

I dyshuari pas një mosmarrëveshje me punëtorin e ‘Extreme Pizza’, e nxori armën dhe duke e kanosur shtiu me të.
Në këtë rast nuk ka persona të lënduar ndërsa policia po kryen hetimet dhe është në kërkim të të dyshuarit.
IndeksOnline ka siguruar pamje nga shtëpia e të dyshuarit e cila është rrethuar me pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Pak më parë, policia i tha IndeksOnline se menjëherë pas marrjes së informatës njësitet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen./IndeksOnline/
