75 Mall Live Search
14:33 / E Shtunë, 10 Tetor 2020 / indeksADMonline

Ky është personi i plagosur në Pejë, mësohet se si rrodhi ngjarja!

Indeksonline mëson se njëri prej personave të plagosur gjatë ditës së sotme në Pejë është Mustafë Ahmetxhekaj.

Burime tona tregojnë se Ahmetxhekaj derisa ishte duke biseduar me disa policë, një person (F.R.) ka ardhur nga mbrapa dhe e ka goditur me boks të njëjtin.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Fakultetit të Biznesit. Përpos Mustafës, edhe një qytetar tjetër (kalimtar i rastit) ka mbetur i plagosur.

F.R. ndodhe në arrati. Të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. /Indeksonline/