22:49 / E Enjte, 16 Maj 2019 / indeksADMonline

Ky është personi i plagosur në Prishtinë, ja detajet e ngjarjes!

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Prishtinë.

Indeksonline mëson se bëhet fjalë për A.Selmanajn, i cili ishte nën shoqërimin e vëllait të tij, Ndues.

Të njëjtat burime tregojnë se këta të fundit janë sulmuar prej tre personave në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, afër Mol Caffes. Njëri prej të dyshuarve shkrepi me armë zjarri në drejtim të Agonit.

Njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës kanë arritur menjëhër në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë nën kontroll rastin. /Indeksonline/