75 Mall Live Search
10:33 / E Premte, 23 Janar 2026 / OSH

Ky është personi nga Shqipëria, që u zhduk në Jezerc të Ferizajt

Një person nga Shqipëria është zhdukur në malet e Jerzercit që nga mëngjesi i të mërkurës dhe nuk dihet ende asgjë për fatin e tij.

Familja e Skerdilajd Pjetrit po kërkon ndihmë për gjetjen e personit që është shpallur edhe i zhdukur edhe nga Policia e Kosovës.

Pjetri është raportuar si person i zhdukur që nga e mërkura dhe deri tani nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij.

Indeksonline ka kontaktuar Policinë e Kosovës të cilët kanë konfirmuar se janë marrë të gjitha masat dhe personi në fjalë po kërkohet nga të gjitha njësitet policore si dhe ato të kërkim-shpëtimit./Indeksonline/