75 Mall Live Search
16:02 / E Mërkurë, 27 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Ky është personi që dyshohet se vrau Abidin në Prishtinë

Hetimet intensive të zhvilluara për zbardhjen e vrasjes së Abid Jasharaj, 27-vjeç, e ndodhur sot në kryeqytet, kanë nxjerr në pah disa detaje për të dyshuarit.

Indeksonline nga burimet brenda policisë ka mësuar se dje viktima ishte kërcënuar nëpërmjet telefonit nga baballëku i tij i cili jeton jashtë vendit. Ndërsa sot, Abidi u qëllua me armë zjarri  ndërsa i dyshuar është vëllai  i gruas së tij, Besnik Shkodra.

Gjithnjë sipas burimeve të Indeksonline, baballëku i Abidit ndodhet rrugës për Kosovë dhe aktualisht është në Beograd.

Baballëku i viktimës

Fillimisht policia ka dyshuar në dy persona, mirëpo pas arrestimit të njërit prej vëllezërve të gruas së Abidit, hetimet dhe kamerat e sigurisë zbuluan se ai nuk është i përfshirë në krim, por njëri prej vëllezërve tjerë të gruas së viktimës.

Besnik Shkodra (miku i viktimës) është shpallur në kërkim të policisë dhe se i njëjti momentalisht është në arrati. Policia po punon në kapjen sa më parë të të dyshuarit kryesor të këtij krimi që ka tronditur banorët e rrugës “Haxhi Zeka”./Indeksonline/

Besnik Shkodra (miku i viktimës)