75 Mall Live Search
21:27 / E Shtunë, 06 Shtator 2025 / MSH

Ky është i dyshuari për vrasjen e një personi në Llapashticë

Një rast i rëndë ka ndodhur sonte në Llapashticë të Podujevës, ku një person dyshohet se është qëlluar për vdekje.

Burime të IndeksOnline pohojnë se si pasojë e një mosmarrëveshjeje, i dyshuari Arbër Havolli ka vrarë një viktimë nga fshati Gllamnik.

Havolli dyshohet të ketë shkrehur 11 plumba mbi viktimën.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore që kanë nisur hetimet mbi ngjarjen.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar apo viktima të tjera nga ky rast.

IndeksOnline ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe do t’iu mbajë të informuar mbi rastin./IndeksOnline/