75 Mall Live Search
17:51 / E Mërkurë, 08 Prill 2026 / Z S

Ky është personi që humbi jetën duke punuar në Strellc të Deçanit

Një 55-vjeçar ka humbur jetën sot në vendin e punës në fshatin Strellc i Ulët i Deçanit.

Bëhet fjalë për Xhevat Hasanmetaj, i cili ishte veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga ana e Policisë së Kosovës.

Rastin  e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 14:05, Policia është njoftuar se në një punëtori (sharrë) në fshatin Strellc i Ulët, dy punëtorë kanë pësuar lëndime nga rënia e disa dërrasave. Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë. Pas pak kohe, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit prej të lënduarve. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente”, tha Gashi./Indeksonline/