Ky është personi që humbi jetën në aksident trafiku afër Komoranit

Arjan Bogaj nga Komorani ka ndërruar jetë mbrëmë në një aksident trafiku në zonën e Kronit të mbretit, në rrugën Prishtinë–Pejë, ndërsa po kthehej në shtëpi me veturën e tij.
Me pikëllim të madh, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Bogaj dhe të afërmit, duke e quajtur ndarjen tragjike të bashkëqytetarit tonë një plagë të madhe për familjen dhe komunitetin.
Në telegramin e tij, Lladrovci shkruan:
“Me dhembje të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të bashkëqytetarit tonë, Arjan Bogaj, në aksidentin e ndodhur mbrëmë në Korroticë. Në emër të Komunës së Drenasit dhe në emrin tim personal, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bogaj, miqve dhe të afërmve të tyre, duke ndarë dhembjen dhe tronditjen me ju në këtë moment të rëndë. Lutemi që Zoti t’i japë forcë familjes për ta përballuar këtë dhimbje të rëndë, e Arjanin ta mëshirojë. Ngushëllime të sinqerta!”
Hetimet për rrethanat e aksidentit vazhdojnë.