75 Mall Live Search
18:26 / E Shtunë, 09 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Ky është personi që humbi jetën në vendin e punës në Gjakovë

Ditën e sotme rreth orës 08:00, një person dyshohet se ka ndërruar jetë në vendin e punës në Gjakovë.

Burimet e IndeksOnline mësojnë se viktima është, Agim Muqaj, 57 vjeçar.

Vdekjen e tij e ka konstatuar edhe mjeku kujdestar.

Në lidhje me këtë rast janë intervistuar dy persona, dëshmitar të këtij rasti.

IndeksOnline mëson se njëri nga dëshmitarët, ka thënë se viktima ka qenë i vetëm në vendin e punës, në zyrën e kompanisë ‘’Fox Group’’.

Tutje ka deklaruar se sa kishte hyrë në vendin e punës, kishte parë viktimën të shtrirë në dysheme, ku menjëherë kishe njoftuar emergjencën dhe policinë.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dal njësitë relevante.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. /IndeksOnline/