Ky është personi që humbi jetën nga rrokullisja e traktorit në Kaçanik, ishte ushtar i UÇK-së

Ditën e sotme ka ndodhur një aksident i rëndë në rrugën magjistrale në drejtim të Kaçanikut, afër varrezave të qytetit.
Një traktor ka dalë nga terreni malor dhe ka përfunduar në rrugën magjistrale, duke shkaktuar një situatë të rëndë.
Si pasojë e aksidentit, fatkeqësisht ka humbur jetën shoferi i traktorit.
Indeksonline mëson se personi që humbi jetën është Sabri Mani një veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Kaçaniku./Indeksonline/