75 Mall Live Search
18:00 / E Shtunë, 03 Gusht 2024 / Gj. Sh

Ky është personi që humbi jetën si pasojë e aksidentit me motoçikletë në Rugovë të Pejës

Një aksident me fatalitet ka ndodhur para pak çastesh në Shtupeq të Madh të Rugovës.

Si pasojë e një aksidenti me motoçikletë një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar.

Burimet e IndeksOnline mësojnë se i ndjeri është, Driton Krasniqi.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi për IndeksOnline e ka konfirmuar rastin.

‘’Një aksident me motoçikletë ka ndodhë rreth orës 16:40, në Shtupeq të Rugovës, në të kanë qenë dy persona, ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë dhe tjetri ka marr lëndime trupore. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dal njësitet kompetente dhe prokurori i shtetit.’’ Tha ai për IndeksOnline.