08:30 / E Premte, 30 Tetor 2020

Ky është personi që i preu koken një gruaje dje në Francë, dhe vrau dy të tjerë

Është bërë kryelajm i mediave botërore personi që bërtiti “Allahu Akbar” dhe që më pas masakroi një burrë dhe dy gra gjatë sulmit në katedralen Notre Dame në Nice të Francës.

Bëhet fjalë për Brahim Aoussaoui, 21-vjeçarin me prejardhje nga Tunizia. Ai kishte mbërritur në Evropë me një anije gjatë muajit të kaluar dhe që sulmoi besimtarët me një thikë gjigante në katedralen Notre Dame, ku madje njërës prej viktimave ia ka prerë kokën.

I lindur në Tunizi, Brahim Aoussaoui, kishte hyrë në Evropë përmes ishullit italian Lampedusa gjatë 20 shtatorit dhe arriti në Paris më 9 tetor.

Sulmuesi është qëlluar 14 herë nga policia dhe është dërguar me urgjencë në spital për trajnim.

Imazhi i sulmuesit është publikuar nga mediat franceze, ku 21-vjeçari shihet i mbuluar në gjak.