Ky është personi që mbeti i vrarë në fshatin Fushticë të Drenasit
Një vrasje e rëndë ka ndodhur mesditën e së shtunës në Fushticë të Drenasit.
IndeksOnline mëson se viktima është Ragip Shala.
Rreth rastit kanë reaguar edhe bashkëfshatarët e Shalës, të cilët përmes faqes në emër të fshatit kanë njoftuar për ceremoninë e varrimit.
“Njoftojmë gjithë bashkëfshatarët, miqët dhe dashamirët se ka vdekur tragjikishtë RAGIP (Rashit) SHALA i lindur më 25.04.1957.
Në emër të fshatit iu shprehim ngushllime familjes SHALA dhe gjithë farefisit!
Allahu e shpërbleftë me Xhenet!
Njëkohësisht ju njoftojmë se varrimi bëhët nesër më: 03.11.2025 ( e hëne ) në ora 14:00 në varrezat e fshatit Fushticë e Poshtme..”, thuhet në njoftim.
Kurse sot policia ka bërë të ditur se është arrestuar edhe i dyshuari. /IndeksOnline/

