Ky është personi që u arrestua dje në Fushë- Kosovë, dyshohet se ishte pjesë e një grupi kriminal

Njësia e Reagimit të Shpejtë ka arrestuar dje një person në Fushë-Kosovë.
Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se i arrestuari është D. Voca.
Ai dyshohet se ishte pjesë e një grupi kriminal që merret me trafikim me emigrant dhe organizim ilegal të lojërave të fatit.
Voca kishte fletarrest për këto vepra dhe është kapur pasditën e djeshme nga NJRS-ja./Indeksonline/