75 Mall Live Search
11:42 / E Martë, 20 Janar 2026 / OSH

Ky është personi që u arrestua mbrëmë në Prishtinë, po kërkohej nga Gjermania

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (DBNP), përmes njësitit të saj FAST, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitë tjera relevante policore, ka identifikuar dhe arrestuar një person të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar.

Ekipi i FAST-it lokalizoi dhe arrestoi të dyshuarin të hënën rreth orës 20:30, i njëjti po kërkohej nga autoritetet gjermane, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Vrasje në tentativë”.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i arrestuari është Guxim Uka.

Pas arrestimit dhe në bazë të urdhrit të Prokurorit, i dyshuari Uka është dërguar në ndalim policor për 48 orë, për të vazhduar me procedurat e mëtejme ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi./Indeksonline/