75 Mall Live Search
19:30 / E Premte, 16 Janar 2026 / F.R

Ky është personi që u ekstradua nga Anglia në Kosovë, dyshohet për “vrasje në tentativë”

Të enjtën, Policia e Kosovës përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë.

Burimet e IndeksOnline kanë pohuar se bëhet fjalë për të dyshuarin, Fatmir Hasani.

Hasani, është arrestuar nga autoritetet Angleze pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprat penale “Vrasje në tentativë dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre Angleze, dhe pas ekstradimit i dyshuari u është dorëzuar njësiteve përkatëse policore për vazhdim me procedurat tjera ligjore./IndeksOnline/