Ky është personi që u gjet i vdekur në Lutogllavë të Pejës

Një person u gjet sot i vdekur në fshatin Lutogllavë të Pejës.
Burime të Indeksonline kanë pohuar se bëhet fjalë për 61 vjeçarin peshkatar, Ahmet Shera.
Shera, me prejardhje nga Tresteniku, ishte zhdukur ditën e djeshme, teksa i vdekur u gjet sot në Lutogllavë.
Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 14:20, Policia është informuar se ne fshatin Lutogllavë-Pejë, një person është i shtrirë pranë lumit. Njësitet relevante menjëherë kanë dalë ne vendngjarje, gjithashtu edhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar se personi i shtrirë është pa shenja jete. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i viktimës është dërguar ne IML Prishtinë për obduksion, dhe rasti cilësohet Hetim i Vdekjes” ka deklaruar Rugova./Indeksonline/