09:32 / E Martë, 24 Tetor 2023 / L K

Ky është personi që u gjet mbrëmë pa shenja jete në Istog

Një person është gjetur i vdekur në Istog mbrëmë në shtëpinë e tij.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se personi që është gjetur pa shenja jete është Ukë Izlamaj.

Gjithnjë sipas këtyre burimeve, i moshuari jetonte që një kohë i vetëm dhe dyshohet se vdekja ka qenë natyrale.

Prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në IML për obduksion./Indeksonline/