75 Mall Live Search
12:42 / E Hënë, 02 Qershor 2025 / Z S

Ky është personi që u gjet pa shenja jete në parkun e Pejës

Një person është gjetur pa shenja jete sot në parkun “Karagaq” të Pejës. Indeksonline mëson se bëhet fjalë për personin Fahri Shala.

Lidhur me këtë, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha se pritet të bëhet tërheqja e trupit të pajetë nga mjekësia ligjore dhe më pas të lëshohet urdhri për autopsi.

“Në parkun ‘Karagaq’ të Pejës një person është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes janë njësitet relevante policore dhe prokurorja e krimeve të rënda. Pritet që të bëhet tërheqja e trupit të pajetë nga mjekësia ligjore dhe të lëshohet urdhri për autopsi”, tha ai./Indeksonline/